Ballina › Shërbimet › Minj (deratizim)

Deratizim — minj dhe brejtës në Tiranë

Deratizim profesional për minj dhe brejtës në shtëpi, pallate, restorante dhe magazina: stacione karremash, monitorim, certifikatë DDD. Tiranë dhe gjithë Shqipëria, 24/7.

🛡️
Licencë QKBLN-0620-11-2025
✅
ISO 9001 · 14001 · 45001Cilësi, mjedis, siguri
📅
Që nga 2018600+ klientë në vit
⭐
5/5 në Googlembi 50 komente

Minjtë dëmtojnë ushqimet, kabllot dhe izolimin, dhe janë rrezik higjienik për familjen dhe për bizneset ushqimore. Hyjnë nga bodrumet, kanalet, garazhet dhe të çarat rreth tubave.

ecOzon kryen deratizim në banesa, pallate, vila, restorante, markete, magazina dhe njësi prodhimi — me stacione karremash të sigurta, monitorim pas trajtimit dhe certifikatë DDD.

Mënyra e trajtimit

MetodaInspektim (gjurmë, jashtëqitje, shtigje, vende hyrjeje); mbyllje e hyrjeve — miu kalon nga një vrimë 6 mm; brenda, kurthe mekanike në shtigjet përgjatë mureve; jashtë, në bodrume dhe magazina, stacione të mbyllura dhe të fiksuara me karrem antikoagulant; kontroll derisa aktiviteti të ndalojë; pastaj karremi hiqet dhe mbeten vetëm stacionet e monitorimit.
Ku trajtojmëPërgjatë mureve, pas pajisjeve, bodrume, depo, garazhe, perimetri i ndërtesës dhe pikat e hyrjes; stacionet vendosen larg fëmijëve dhe kafshëve.
Sa trajtimeVendosje + kontroll i parë brenda 7 ditësh, pastaj çdo 2 javë; zakonisht problemi mbyllet brenda rreth 5 javësh. Për biznese ushqimore: kontratë me vizita mujore, siç e kërkojnë rregullat për karremin e përhershëm.
ProduktetKarrem antikoagulant vetëm brenda stacioneve të mbyllura — asnjëherë i hapur; kurthe mekanike; blloqe monitorimi pa helm. Nuk përdorim kurthe ngjitëse. Produkte profesionale të BE-së, të regjistruara në Shqipëri për shëndetin publik — nuk shiten për përdorim shtëpiak dhe aplikohen vetëm nga teknikë të licencuar. Emri tregtar, lënda aktive dhe sasia shënohen në certifikatën DDD që merrni pas çdo trajtimi.
Para trajtimitHiqni ushqimet e arritshme — minjtë duhet të preferojnë karremin; mbyllni koshat; lironi perimetrin e mureve.
Pas trajtimitMos i lëvizni dhe mos i hapni stacionet; na njoftoni nëse gjeni ndonjë mi të ngordhur — e largojmë ne. Jashtëqitjet nuk fshihen thatë dhe nuk thithen me fshesë elektrike — na pyesni si të pastroni.

Shenjat e minjve

  • Jashtëqitje të vogla, të errëta, pranë ushqimeve, në rafte ose në bodrum.
  • Ambalazhe, kabllo ose dru të brejtura.
  • Zhurma gërvishtjeje natën në mure, tavan ose pas mobiljeve.
  • Gjurmë dhe shtigje të errëta përgjatë mureve.

Si e bëjmë deratizimin

  1. Inspektim: përcaktojmë llojin (mi apo ri), shtigjet, foletë dhe hyrjet.
  2. Mbyllje e hyrjeve së pari — pa të, minjtë rikthehen nga jashtë.
  3. Brenda, kurthe mekanike në shtigje; jashtë dhe në bodrume, stacione të mbyllura me karrem antikoagulant, të numëruara dhe të dokumentuara.
  4. Kontroll brenda 7 ditësh, pastaj çdo 2 javë; kur aktiviteti ndalon, hiqet karremi dhe mbeten stacionet e monitorimit. Certifikatë DDD për çdo vizitë.

Për biznese: magazina, restorante, markete

Për bizneset ushqimore, deratizimi i dokumentuar është pjesë e kërkesave të higjienës (HACCP). Me kontratë mujore, stacionet kontrollohen rregullisht dhe çdo vizitë dokumentohet me certifikatë DDD. Kontratat për biznese →

Çmimi

Çmimi varet nga sipërfaqja, lloji i ambientit dhe shkalla e problemit dhe caktohet pas inspektimit — preventivi është falas. Çmimet orientuese për Tiranën i gjeni te tabela e çmimeve në ballinë.

Lexoni edhe: Deratizim dhe dezinsektim për magazina, depo dhe njësi të përpunimit ushqimor · Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim për restorante, bare dhe kafene · Dezinsektim pleshtash në Tiranë

Pyetje të shpeshta

A janë stacionet e rrezikshme për fëmijët ose kafshët?

Përdorim stacione karremash të mbyllura, të vendosura në pika ku nuk arrijnë fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

Sa kushton deratizimi?

Varet nga sipërfaqja dhe shkalla e problemit. Çmimi caktohet pas inspektimit, që është falas; çmimet orientuese për Tiranën janë te ballina.

A punoni me magazina dhe fabrika?

Po. Deratizimi industrial me kontratë mujore dhe certifikatë DDD është ndër shërbimet tona kryesore.

Sa shpejt vini?

Në Tiranë brenda 10–45 minutave, sipas zonës, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Jashtë Tiranës, për raste urgjente, vijmë brenda ditës.

Po nëse problemi rikthehet?

Vijmë përsëri pa pagesë shtesë, brenda të njëjtës pagesë, kur ta kërkoni. Garancia jepet me shkrim bashkë me certifikatën DDD.

Shërbime të tjera

Zonat në Tiranë

Qytetet

Keni problem me insekte ose minj?

4 grupe në terren 24/7 · Në Tiranë brenda 10–45 minutave · Certifikatë DDD · Garanci me shkrim

📞 Telefono💬 WhatsApp