Ballina › Udhëzues › Shenjat e çimkave

Çimkat e krevatit: shenjat dhe çfarë të bëni

Si t'i dalloni çimkat e krevatit, si duken kafshimet, ku fshihen dhe çfarë të bëni (dhe çfarë të mos bëni) para trajtimit profesional. Udhëzues nga ecOzon, Tiranë.

🛡️
Licencë QKBLN-0620-11-2025
✅
ISO 9001 · 14001 · 45001Cilësi, mjedis, siguri
📅
Që nga 2018600+ klientë në vit
⭐
5/5 në Googlembi 50 komente

Çimkat e krevatit — tartabiqet — nuk kanë të bëjnë me pastërtinë e shtëpisë. Vijnë me bagazhe, mobilie të përdorura, rroba ose nga apartamentet fqinje — dhe përhapen shpejt nëse nuk trajtohen siç duhet.

Si duken çimkat

Të rriturat janë të sheshta, ovale, kafe në të kuqërremtë, rreth 4–5 mm — sa një fara molle. Pasi ushqehen bëhen më të fryra dhe më të kuqe. Larvat janë më të vogla dhe më të çelura.

Shenjat

  • Kafshime të kuqe që kruhen, shpesh në rresht ose grupe, në krahë, qafë, shpinë dhe këmbë.
  • Njolla të vogla gjaku në çarçafë dhe jastëkë.
  • Pika të errëta (jashtëqitje) në tegelat e dyshekut, kornizën e krevatit dhe pas kokës së krevatit.
  • Lëkura të zhveshura dhe vezë të bardha shumë të vogla.
  • Në infestime të mëdha, një erë e ëmbël dhe e rëndë.

Ku fshihen

  • Tegelat dhe etiketat e dyshekut, sustat dhe korniza e krevatit.
  • Divane, kolltukë dhe karrige me tapiceri.
  • Priza, çelësa drite, korniza pikturash dhe të çara në mure.

Çfarë të bëni — dhe çfarë të mos bëni

  • Mos i nxirrni dyshekët ose mobiljet nga shtëpia para inspektimit — çimkat përhapen në shkallë dhe te fqinjët.
  • Mos flini në dhomë tjetër — çimkat ju ndjekin dhe përhapen.
  • Lani çarçafët dhe rrobat në temperaturë të lartë dhe mbajini në qese të mbyllura.
  • Veproni shpejt — çdo ditë që kalon, tartabiqet shumohen dhe përhapen, dhe trajtimi bëhet më i gjatë.
  • Telefononi një kompani të licencuar: çimkat janë ndër insektet më të vështira për t'u eliminuar dhe zakonisht kërkojnë disa trajtime periodike, çdo 7–14 ditë njëri nga tjetri. Trajtimi i çimkave te ecOzon →

Lexoni edhe: Dezinfektim dhe dezinsektim për hotele, B&B, hostele dhe apartamente me qira · Garancia ecOzon — me shkrim, për çdo punë

Pyetje të shpeshta

A shkaktohen çimkat nga papastërtia?

Jo. Çimkat vijnë me bagazhe, mobilie, rroba ose nga fqinjët dhe mund të shfaqen edhe në shtëpi shumë të pastra.

A duhet ta hedh dyshekun?

Zakonisht jo. Dyshekët trajtohen; mos i nxirrni nga shtëpia para inspektimit.

Si mbrohem kur udhëtoj?

Kontrolloni dyshekun dhe kokën e krevatit në hotel, mbajeni valixhen larg krevatit dhe lani rrobat në temperaturë të lartë kur ktheheni.

Udhëzues të tjerë

Keni problem me insekte ose minj?

4 grupe në terren 24/7 · Në Tiranë brenda 10–45 minutave · Certifikatë DDD · Garanci me shkrim

📞 Telefono💬 WhatsApp