Ballina › Zonat e Tiranës

Dezinfektim në të gjitha zonat e Tiranës

Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim në çdo zonë të Tiranës: Bllok, Komuna e Parisit, Astir, Selitë, Sauk, Kombinat, Fresk e të tjera. 24/7, mbërritje 10–45 min, garanci me shkrim.

🛡️
Licencë QKBLN-0620-11-2025
✅
ISO 9001 · 14001 · 45001Cilësi, mjedis, siguri
📅
Që nga 2018600+ klientë në vit
⭐
5/5 në Googlembi 50 komente

ecOzon mbulon të gjithë Tiranën me 4 grupe në terren, 24 orë në ditë. Mbërrijmë brenda 10–45 minutave, sipas zonës dhe trafikut. Zyra jonë ndodhet në Rrugën Thoma Filipeu, Nr. 12, Fresk.

Zonat

Mbulojmë edhe rrethinat: Kamëz, Kashar, Vorë, Paskuqan, Mëzez, Petrelë, Berxulle, Yrshek dhe Krujë. Nëse zona juaj nuk është në listë, na telefononi — shërbejmë në gjithë Shqipërinë.

Çmimi

Çmimi varet nga sipërfaqja, lloji i ambientit dhe shkalla e problemit dhe caktohet pas inspektimit — preventivi është falas. Çmimet orientuese për Tiranën i gjeni te tabela e çmimeve në ballinë. Çmimet janë të njëjta në të gjithë Tiranën.

Pyetje të shpeshta

Sa shpejt vini në Tiranë?

Në Tiranë mbërrijmë brenda 10–45 minutave, sipas zonës dhe trafikut, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë.

Sa kushton dezinfektimi i një apartamenti në Tiranë?

Varet nga sipërfaqja dhe shkalla e problemit. Çmimi caktohet pas inspektimit, që është falas; çmimet orientuese për Tiranën janë te ballina.

A duhet të largohem nga shtëpia?

Po. Dilni nga ambienti gjatë trajtimit (zakonisht 30–90 minuta). Pas trajtimit ambienti qëndron i mbyllur të paktën 1 orë, pastaj ajroset shumë mirë dhe sipërfaqet e përditshme (tavolina, banakë, enë) pastrohen me kujdes. Udhëzimet e sakta i merrni nga tekniku.

Po nëse problemi rikthehet?

Vijmë përsëri pa pagesë shtesë, brenda të njëjtës pagesë, kur ta kërkoni. Garancia jepet me shkrim bashkë me certifikatën DDD.

Qytetet

Keni problem me insekte ose minj?

4 grupe në terren 24/7 · Në Tiranë brenda 10–45 minutave · Certifikatë DDD · Garanci me shkrim

📞 Telefono💬 WhatsApp