Ballina › Shërbimet › Restorante, bare dhe kafene

Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim për restorante, bare dhe kafene

Dezinfektim, dezinsektim dhe deratizim për restorante, bare dhe kafene në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë: kontrata mujore, certifikatë DDD për çdo vizitë, trajtime jashtë orarit, ndërhyrje urgjente 24/7. Licencë QKB, ISO 9001/14001/45001.

🛡️
Licencë QKBLN-0620-11-2025
✅
ISO 9001 · 14001 · 45001Cilësi, mjedis, siguri
📅
Që nga 2018600+ klientë në vit
⭐
5/5 në Googlembi 50 komente

Restorantet, baret dhe kafenetë janë sektori ku punojmë më shumë. Kuzhina, depot dhe tarracat tërheqin buburreca, furrtare, miza, minj dhe mushkonja, ndërsa inspektimet kërkojnë certifikatë DDD të vlefshme.

ecOzon Sh.p.k. punon me kontrata mujore për restorante, bare dhe kafene në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë: trajtime sipas kalendarit, certifikatë DDD për çdo vizitë dhe ndërhyrje urgjente 24/7 mes vizitave, pa pagesë shtesë.

Çfarë përfshin shërbimi

  • Buburreca dhe furrtare në kuzhinë, pas pajisjeve dhe në kanalet e shkarkimit.
  • Miza në kuzhinë, bar dhe tarracë.
  • Minj në depo dhe bodrume — stacione karremash me monitorim.
  • Mushkonja në tarraca dhe kopshte gjatë verës.
  • Certifikatë DDD për çdo vizitë, gati për inspektimet.
Dezinfektim me mjegull në tarracën e një restoranti, pas orarit të punës — ekipi ecOzon me maskë dhe veshje mbrojtëse.

Shërbimet më të kërkuara

Çmimi

Për restorante, bare dhe kafene çmimi caktohet me marrëveshje, pas inspektimit falas, sipas sipërfaqes dhe frekuencës së vizitave. Çmimet orientuese për trajtime të njëhershme i gjeni te tabela e çmimeve.

Lexoni edhe: Certifikata DDD për restorante dhe biznese ushqimore · Kontrata mujore DDD për biznese

Pyetje të shpeshta

A punoni me kontratë mujore për restorante, bare dhe kafene?

Po. Mbi 200 biznese punojnë me ne me kontratë mujore: trajtime sipas kalendarit, certifikatë DDD për çdo vizitë dhe ndërhyrje urgjente pa pagesë shtesë.

A e ndërpresim punën gjatë trajtimit?

Jo. Trajtimet planifikohen jashtë orarit të punës, në fundjavë ose në orët më të qeta.

A merr certifikatë DDD për inspektimet?

Po. Çdo vizitë dokumentohet me certifikatë DDD, me produktin, lëndën aktive, sasinë dhe sipërfaqet e trajtuara.

Sa shpejt vini?

Në Tiranë brenda 10–45 minutave, sipas zonës, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Jashtë Tiranës, për raste urgjente, vijmë brenda ditës.

Sektorë të tjerë

Keni problem me insekte ose minj?

4 grupe në terren 24/7 · Në Tiranë brenda 10–45 minutave · Certifikatë DDD · Garanci me shkrim

📞 Telefono💬 WhatsApp