Ballina › Shërbimet › Kontrata DDD për biznese

Kontrata mujore DDD për biznese

Kontrata mujore dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi për hotele, restorante, kafene, magazina, zyra postare, call center, klinika dhe shkolla. Certifikatë DDD për çdo vizitë, 200+ biznese.

🛡️
Licencë QKBLN-0620-11-2025
✅
ISO 9001 · 14001 · 45001Cilësi, mjedis, siguri
📅
Që nga 2018600+ klientë në vit
⭐
5/5 në Googlembi 50 komente

Mbi 200 biznese punojnë me ecOzon me kontratë mujore. Shumica janë nga sektori HORECA — hotele, restorante, kafene — si dhe magazina, zyra postare, call center, klinika, shkolla dhe dyqane.

Me kontratë, trajtimet bëhen sipas një kalendari të rregullt, çdo vizitë dokumentohet me certifikatë DDD dhe, nëse shfaqet një problem mes dy vizitave, vijmë pa pagesë shtesë.

Çfarë përfshin kontrata

  • Dezinsektim periodik — buburreca, milingona, mushkonja, çimka.
  • Deratizim me stacione karremash të numëruara dhe monitorim në çdo vizitë.
  • Dezinfektim me ULV ose ozon, sipas ambientit.
  • Certifikatë DDD për çdo vizitë, gati për inspektimet e higjienës (HACCP).
  • Ndërhyrje urgjente 24/7 mes vizitave, pa pagesë shtesë.

Sektorët që shërbejmë

  • 🏨 Hotele, B&B dhe hostele — përfshirë trajtimin e çimkave.
  • 🍽️ Restorante, bare dhe kafene — trajtim jashtë orarit, pa e mbyllur lokalin.
  • 🏭 Magazina, depo dhe njësi prodhimi ushqimor.
  • 📮 Zyra postare dhe call center.
  • 🏥 Klinika dhe ambiente mjekësore.
  • 🏫 Shkolla dhe kopshte.
  • 🏪 Dyqane dhe markete.

Si fillon

  1. Inspektim falas i ambientit.
  2. Ofertë me frekuencën e vizitave dhe çmimin mujor.
  3. Trajtimi i parë dhe vendosja e stacioneve.
  4. Vizita periodike me certifikatë DDD për secilën.

Emrat e klientëve nuk i publikojmë: konfidencialiteti është pjesë e shërbimit.

Çmimi

Çmimi varet nga sipërfaqja, lloji i ambientit dhe shkalla e problemit dhe caktohet pas inspektimit — preventivi është falas. Çmimet orientuese për Tiranën i gjeni te tabela e çmimeve në ballinë.

Lexoni edhe: Certifikata DDD për restorante dhe biznese ushqimore · Si të zgjidhni një kompani dezinfektimi në Shqipëri · Garancia ecOzon — me shkrim, për çdo punë

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një kontratë mujore?

Varet nga sipërfaqja dhe shkalla e problemit. Çmimi caktohet pas inspektimit, që është falas; çmimet orientuese për Tiranën janë te ballina.

A merr certifikatë DDD për çdo vizitë?

Po. Çdo vizitë dokumentohet me certifikatë DDD, me produktin, lëndën aktive, sasinë dhe sipërfaqet e trajtuara.

A e mbyllim lokalin gjatë trajtimit?

Jo. Trajtimet planifikohen jashtë orarit të punës ose në orët më të qeta.

Po nëse shfaqet problem mes dy vizitave?

Vijmë pa pagesë shtesë, 24/7, me 4 grupe në terren.

Shërbime të tjera

Zonat në Tiranë

Qytetet

Keni problem me insekte ose minj?

4 grupe në terren 24/7 · Në Tiranë brenda 10–45 minutave · Certifikatë DDD · Garanci me shkrim

📞 Telefono💬 WhatsApp